Sport

Draxleri fton Ozilin te PSG-ja

Julian Draxler ka ftuar shokun e tij të ngushtë, Mesut Ozilin që të lë Arsenalin për Paris Saint-Germainin në fund të këtij sezoni.

28-vjeçari, i cili e njeh Draxlerin nga përfaqësuesja gjermane, i kanë mbetur edhe 12 muaj në kontratën e tij aktuale dhe nuk është raportuar se kanë filluar bisedimet për vazhdimin e saj, transmeton Koha.net.

Draxler që u transferua në kryeqytetin francez gjatë janarit, ka ftuar Ozilin që t’i bashkohet atij, duke bërë shaka se i ka thënë yllit të Arsenalit që t’i hip anijes kurdo që mundet.

“Po, do të doja ta shihja shokun tim këtu, sepse kontrata e tij gati ka përfunduar”, ka thënë Draxler për SFR Sport.

“Mendoj se ka edhe një vit kontratë. Mendoj se është lojtar i mirë dhe më pëlqen që të luaj me të në kombëtare, do të doja të luaja me të edhe në PSG”.

“Po, ne flasim si shokë dhe i them ‘eja te PSG’. Ai qeshet me mua. Verën e kaluar më tha eja tek Arsenali”, ka thënë veç të tjerash Draxler.