Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Draxleri dëshiron të largohet nga PSG-ja

Julian Draxler mund të largohet nga Paris Saint-Germaini pasi nuk po gjen hapësira në formacion bazë të trajnerit, Maurico Pochettino.

Mesfushori ka bërë të ditur se ky mund të jetë edicioni i fundit në fanellën e parisienëve.

“Jam i lumtur që kam luajtur 90 minuta pas një kohe të gjatë. Megjithatë, te PSG situata ime nuk është e thjeshtë. Më mungon ritmi dhe duhet të luaj më shumë”, deklaroi Draxler.

28-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm 540 minuta në Ligue 1.

Ai ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm