Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Hansi Flick ka rikthyer mesfushorët Julian Draxler dhe Julian Brandt për ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katari 2020” të këtij muaji kundër Lihtenshtajnit dhe Armenisë.
Në fakt, Draxler është kthyer te Gjermania pas më shumë se një viti sikurse edhe Brandt. Draxler ndeshjen e fundit me Gjermaninë e ka luajtur në tetor të vitit të shkuar kur u paraqit në barazimin 3:3 ndaj Zvicrës, ndërsa Brandt luajti në fitoren ndaj Ukrainës 3:1 në nëntor të vitit 2020.
Asnjëri nuk ishte pjesë e Gjermanisë në Kampionatin Evropian që u mbajt këtë vit. Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Guendogan gjithashtu kthehet në ekip pasi mungoi në ndeshjet e muajit të shkuar për shkak të lëndimit.
Sulmuesi Lukas Nmecha është ftuar për herë të parë, falë formës së mirë që ka treguar këtë edicion te Wolfsburgu. Gjermania luan më 11 nëntor kundër Lihtenshtajnit kurse tri ditë më vonë, përballet me Armeninë.