Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bisseck ftohet për herë të parë nga Gjermania

Yann Aurel Bisseck

Përzgjedhësi i Gjermanisë në futboll, Julian Nagelsmann, e ka ftuar mbrojtësin e Interit, Yann Aurel Bisseck, për herë të parë.

Ai do të jetë i gatshëm për lojë për ndeshjen ndaj Italisë në çerekfinale të Ligës së Kombeve, ndërsa Nadiem Amiri është kthyer pas pesë vjetësh.

Bisseck ka zhvilluar 29 paraqitje këtë edicion për Interin dhe është i njohur me stadiumin që do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë më 20 mars.

Dueli kthyes do të zhvillohet tre ditë më vonë në Dortmund.

Amiri për herën e fundit për Gjermaninë ka luajtur në vitin 2020.

Ai ka shënuar shtatë gola e ka dhuruar tri asistime për Mainzin në edicionin aktual.

Edhe Neueri nuk ka plane për Kupën e Botës Futboll Neueri nuk ka plane për Kupën e Botës

Mainzi po lufton për të zënë vend në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Në skuadër janë rikthyer edhe Karim Adeyemi e Leon Goretza.

Florian Wirtz, Kai Havertz mungojnë shkaku i lëndimit.