Euro 2024

Ruediger kthehet në stërvitje, i gatshëm për ndeshje

Antonio Ruediger

Mbrojtësi Antonio Ruediger të premten është kthyer në stërvitje te përfaqësuesja e Gjermanisë.

Ruediger mori pjesë në seancën e fundit stërvitore të ekipit gjerman përpara ndeshjes së fazës nokaut kundër Danimarkës.

Kishte dyshime nëse Ruediger mund të paraqitej ndaj Danimarkës, pasi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kishte pësuar një lëndim muskulor.

Ai pritet të startojë kundër danezëve, të shtunën.

Për Gjermaninë mungesë do të jetë qendërmbrojtësi i Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah. 28-vjeçari është pezulluar shkaku i kartonëve.

Përzgjedhësi Julian Nagelsmann ka vendosur që në vend të Tahut ta aktivizojë mbrojtësin e Dortmundit, Nico Schlotterbeck.