Mesfushori gjerman, Julian Draxler, ka thënë se nuk është koha e duhur që të flasë për të ardhmen te Paris Saint-Germaini.
Ardhjet e Neymarit dhe Kylian Mbappes te PSG-ja gjatë verës kanë bërë që Draxler të mos jetë zgjedhja e parë e klubit, me gjashtë nga 14 paraqitjet e sivjetme që ishin nga banka rezervë.
Gjithsesi, Draxler ka bërë të ditur se nuk është duke menduar largimin.
“Nuk jam duke menduar për largim nga klubi në dimër apo gjatë verës. Jam në mes të sezonit me PSG-në dhe i koncentruar në caqet tona të mëdha. Tani nuk është koha e duhur të flas për të ardhmen time”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm