Interi raportohet se është i gatshëm që të transferojë Julian Draxlerit e Paris Saint-Germainit, si pjesë e marrëveshjes për kalimin e Joao Marios në Francë.
Sipas “Corrierre dello Sport”, PSG është e interesuar në mesfushorin portugez, por ai pritet t’i kushtojë shtrenjtë për shkak se është futbollist i Interit vetëm qe një sezon.
Draxleri kaloi nga Wolfsburgu në PSG në muajin janar, por me transferimin e mundshëm të Neymarit, nuk pritet që të ketë vend në ekipin e parë.