Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drama në Bundesliga, Stuttgarti mbijeton në minutat e fundit, Hertha në plejaut

Të shtunën u zhvillua xhiro e 34-të dhe e fundit për këtë sezon në Bundesliga, e cila dhuroi një dramë të vërtetë.

Hertha u mposht me përmbysje nga Dortmundi 2:1 dhe do ta kërkojë mbijetesën përmes plejautit.

Ekipi nga kryeqyteti gjerman, Berlin, ishte deri në momentet e fundit në vendin e 15-të, por Stuttgarti ia doli të shënonte në minutat shtesë golin e fitores përballë Kolnit.

Hertha e Stuttgarti kanë nga 33 pikë, por Stuttgartin e ndihmoi golaverazhi më i mirë.

Hertha tani do ta presë kundërshtarin me të cilin do të përballet në plejaut. Në Bundesliga 2, ka mbetur edhe një xhiro deri në fund. Për momentin. Hamburgu është në pozitën e tretë.

Edhe Stuttgarti fiton një pikë por kualifikohet në Champions Futboll Stuttgarti fiton një pikë por kualifikohet në Champions

Gjermania në Ligën e Kampionëve do të përfaqësohet nga Bayerni, Dortmundi, Leverkuseni e Leipzigu sezonin e ardhshëm. Union Berlini e Freiburgo do të luajnë në Ligën e Evropës, ndërsa Kolni në Ligën e Konferencës.

Greuther Furth e Bielefeldi do të jenë në Bundesliga 2, ndërsa deri tani ngjitjen e ka siguruar Schalke.