Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Doualla do të luajë, pavarësisht dyshimeve për moshën

Federata e Futbollit e Kamerunit ka vendosur që ta lejojë Nathan Douallan të luajë në plejofin e elitës së futbollit kamerunas, pavarësisht se ka shumë dyshime rreth moshës së tij.

17-vjeçari ishte pjesë e Kamerunit në Kupën e Afrikës këtë vit në Bregun e Fildishtë. Por ishte në mesin e 62 futbollistëve të suspenduar për dyshime në mashtrimin me moshë.

Federata e Kamerunit ka publikuar listën me 14-të lojtarë të cilët kanë të drejtë loje, nga 62 sa ishin të suspenduar e të dyshuar.

Mes tyre është edhe bashkëlojtari i Douallas te Victoria United, Nji Richmond.

Artikuj të ngjashëm