Borussia Dortmundi shkroi historinë në ndeshjen kundër Sevillas dhe ka thyer rekordin e Bayern Munichut.
81 mijë tifozë të futbollit ndoqën nga afër ndeshjen kundër klubit spanjoll në stadiumin “Signal Iduna Park”. Të gjitha biletat ishin të shitura.
Asnjëherë më parë nuk ka pasur shikueshmëri të tillë në Gjermani në Ligën e Kampionëve.
“Verdhezinjtë” thyen rekordin e Bayernit. Në ndeshjen Bayern – Barcelona ishin mbledhur 75 mijë spektatorë.