Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona mban rekordin për shikueshmëri

Barcelona është duke shkuar në rrugë të duhur, ani pse pati turbulenca të mëdha brenda skuadrës në verë.

Që nga ardhja e Joan Laportas si president i klubit, Barcelona është kthyer në rrugë të mbarë dhe po korrë suksese në La Liga e në Ligën e Kampionëve. Por, edhe sa i takon mbështetjes.

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, Barcelona ka pasur mesatare prej 83,348 tifozëve të pranishëm për ndeshje.

Është shikueshmëria më e madhe në Evropë këtë sezon.

Dortmundi është në vendin e dytë me 80 mijë ndjekës në “Signal Iduna Park”.

Skuadrat tjera që e kanë kaluar shifrën e 70 mijë shikuesve të pranishëm në stadium janë Bayern Munichu, Manchester Unitedi, Milani e Interi.