Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barça kthehet në “Camp Nou” me fitore të thellë

barcelona

Foto: Associated Press

Pas më shumë se 900 ditëve, Barcelona kthehet në “Camp Nou” të shtunën me fitore.

Barça e mposhti Athletic Bilbaon me rezultatin e thellë, 4:0, në kuadër të javës së 13-të në La Liga.

Gjiganti katalunjas nuk ka luajtur në shtëpinë e saj që nga maji i vitit 2023.

Robert Lewandowski shënoi për 1:0 në minutën e katërt.

Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Ferran Torres, e realizoi golin e dytë.

Edhe Lewandowski me gol historik Futboll Lewandowski me gol historik

Fermin Lopez e shënoi golin e tretë në minutën e 48-të.

Për 4:0 shënoi sërish Torres në minutën e 91-të.

Te Bilbao në minutën e 54-t direkt me karton të kuq u ndëshkua Oihan Sancet për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Lopezit.

Barça ka 31 pikë, kurse Bilbao numëron 17 pikë.

Edhe Barça luan me Bilbaon në “Camp Nou” Futboll Barça luan me Bilbaon në “Camp Nou”

Puna në stadiumin “Camp Nou” që është ende duke u rinovuar kishte nisur në qershor të vitit 2023.

Stadiumi me kapacitetin më të madh në Evropë do t’i zërë 105 mijë shikues.