Kampionati Evropian i futbollisteve që po mbahet në Zvicër është bërë shumë joshës për shikuesit. Sipas UEFA-s në fazën grupore është thyer rekordi i shikuesve.
461 mijë e 582 shikues ishin në 24 ndeshjet e fazës grupore që tashmë ka përfunduar. Në 22 prej ndeshjeve stadiumet ishin të mbushura me shikues.
Tri vjet më parë në Angli në fazën grupore ishin 357 mijë e 993 shikues.
Numri mesatar i shikuesve në ndeshjet në Evropianin në Zvicër është 19 mijë e 233 shikues.
Më së shumti shikues kishte në fitoren e Gjermanisë nda Danimarkës në Basel, plot 34 mijë e 165 shikues.
Është numri i më i madh i shikuesve në histori të Kampionateve Evropiane, për ndeshjet në grup ku nuk luan nikoqiri.
Ende pa nisur Evropiani, UEFA kishte njoftuar që janë shitur 600 mijë bileta, që është rekord.
Ky Evropian po thyen rekordin edhe për numër të golave të shënuar. Po ashtu numri i teleshikuesve është shumë i madh.