Dortmundi e ka nisur mbarë sezonin e ri në Bundesligë, duke arkëtuar pikët e plota në përballje me Wolfsburgun.
Skuadra e Dortmundit shënoi fitore bindëse prej 0-3, raporton Koha.net.
Epërsinë e parë e krijoi Pulisiq në minutën e 22 pas asistimit nga Gotze. Pas pesë minutave Bartra e dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Castro.
Aubameyang trefishoi epërsinë në minutën e 60 nga një asistim i Pulisiqit.
Me këtë fitore bindëse Dortmundi është lider i Bundesligës.