Borussia Dortmundi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Memphis Depay, kanë raportuar mediumet e huaja të enjten.
Depay do të largohet nga Lyoni në fund të këtij edicioni kur i skadon kontrata dhe te Dortmundi po shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit.
Ekipi gjerman është i gatshëm t’i ofrojë Depayt kontratë katër-vjeçare por duhet ta mposhtë konkurrencën e fortë të Barcelonës, skuadër që gjithashtu po insiston në transferimin e holandezit.
27-vjeçari ka shënuar 15 gola dhe ka bërë tetë asistime në 29 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat për Lyonin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017. Ai karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi e PSV Eindhoveni.
Artikuj të ngjashëm