Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray pas Depayt

Skuadra nga Turqia, Galatasaray, po synon transferimin e sulmuesit të Holandës, Memphis Depay, ka njoftuar sajti “Sport” të enjten.

Mësohet se Galatasaray po tenton t’i sigurojë shërbimet e Depayt në afatin kalimtar të janarit. Depay pritet të largohet nga Barcelona, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit spanjoll.

Te Galatasaray po shpresojnë ta sigurojnë Depayn si lojtar të lirë, duke pasur parasysh se holandezi ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni. Kontaktet mes Galatasarayt dhe Depayt tashmë kanë nisur dhe marrëveshja mund të arrihet deri në fund të këtij viti.

28-vjeçari iu bashkua Barcelonës vitin e shkuar si lojtar i lirë, ndërsa këtë edicion ka një gol në tri paraqitje.