Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi me fitore të lehtë te Koelni

Borussia Dortmundi ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Koelni në Bundesligën gjermane.

“Verdhezinjtë” të shtunën fituan 4:0 në ndeshjen që i takoi javës së 18-të të elitës së futbollit gjerman.

Donyell Malen e hapi serinë e golave në minutën e 12-të.

Niclas Fuellkrug ishte i saktë nga penalltia në minutën e 58-të, ndërsa Malen shënoi tjetër gol në minutën e 61-të për 3:0.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Youssoufa Moukoko. 19-vjeçari realizoi në minutën e dytë të kohës shtesë.

Ky ballafaqim nisi me vonesë për shkak se tifozët hodhën çokollata në formë të parave. Ata protestuan kundër ardhjes së investitorëve privat, që synojnë ta marrin klubin për 20 vitet e ardhshme. Edhe tifozët mysafir të Dortmundit shpalosën banere kundër këtij fenomeni.

Dortmundi pas 18 ndeshjeve ka 33 pikë dhe zë vendin e pestë.

Ndërkohë, Koelni mbetet në pozitën e parafundit me 11 pikë.

Artikuj të ngjashëm