Dortmundi ka shënuar tjetër fitore në Bundesligën gjermane.
Ishte fitorja e katërt në pesë ndeshjet e vitit 2024 në elitën gjermane për “verdhezinjtë”.
Të premten mbrëma në “Signal Iduna Park”, Dortmundi fitoi me rezultatin 3:0 përballë Freiburgut të futbollistit të Kosovës, Florent Muslija.
Muslija nuk luajti ndonëse ishte në bankën e rezervistëve te Freiburgu.
Ndeshja i takoi xhiros së 21-të.
Sulmuesi holandez, Donyell Malen, i shënoi të dy golat për Dortmundin në pjesën e parë, në minutën e 16-të dhe në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë.
Tre minuta para fundit të ndeshjes realizoi edhe Niclas Fullkrug.
Dortmundi zë vendin e katërt me 40 pikë pas 21 ndeshjeve të luajtura.
Freiburgu ka 28 pikë në vendin e shtatë.