Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, Dortmundi është kthyer te fitorja. Dortmundi të shtunën në ndeshjen e xhiros së katërt të Bundesligës, fitoi në udhëtim te Freiburgu, 4:2.
Mats Hummels shënoi në minutën e 11-të për “verdhezinjtë”. Lucas Holer në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë dhe Nicolas Hofler katër minuta më pas, po ashtu në shtesë, shënuan për 2:1 për vendësit. Në 2:2 shifrat i barazoi Donyell Malen pas një ore lojë. Hummels e shënoi një tjetër gol në minutën e 88-të, ndërsa Marco Reus në minutën e dytë të shtesës, vulosi çështjen e fituesit, 4:2. Nga minuta e 81-të, vendësit luajtën pa Nicolas Hoflerin që u ndëshkua direkt me të kuq.
Dortmundi pas katër ndeshjeve ka tetë pikë, ndërsa Freiburgu ka dy pikë më pak.