Barcelona duhet të paguajë hiq më pak se 150 milionë euro nëse dëshiron ta ketë në radhët e veta Ousmane Dembele.
The Guardian raporton se ky është çmimi të cilin Dortmundi ka caktuar për yllin e vet, transmeton Koha.net.
Barcelona e ka identifikuar Dembelen si zëvendësues të Neymarit, i cili u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro këtë afat kalimtar.
Dortmundi, megjithatë dëshiron ta mbajë në radhët e veta Dembelen, i cili ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u transferuar te Barcelona.