Sport

Dortmundi i jep Barcelonës dy javë kohë për Dembelen

Krerët e Borussia Dortmundit i kanë dhënë Barcelonës dy javë kohë për të tentuar të transferojë sulmuesin francez Ousmane Dembele, raporton "Daily Mail" të hënën.

Sulmuesi po vlerësohet si pasardhës i Neymarit që është larguar te Paris Saint-Germaini për shifër rekorde prej 222 milionë eurosh.

Dortmundi dëshiron që të zgjidhë situatën, ku Dembele është përjashtuar nga stërvitja me klubin pasi kishte munguar pa leje të enjten.

Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans Joachim Watzke, i ka dhënë Barcelonës një limit kohor prej dy javësh për të transferuar lojtarin.

Dortmundi më herët ka njoftuar se ka refuzuar një ofertë, që thuhet të ketë qenë 90 milionë funte për sulmuesin 20-vjeçar.