Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi fiton thellë takimin ndaj Bochumit

Borussia Dortmundi ka fituar thellë ndeshjen në shtëpi ndaj Bochumit të shtunën. Dortmundi fitoi 3:0 ndeshjen që i takoi javës së 13-të të Bundesligës gjermane.

Tre golat e fitores, gjiganti gjerman i shënoi në pjesën e parë. Të parin në minutën e 8-të, ndërsa në minutën e 12-të të dytin dhe të tretin në kohën shtesë të pjesës së parë.

Dortmundi pas 13 ndeshjeve ka 25 pikë.