Borussia Dortmundi ka fituar me rezultat të thellë përballë Borussia Moenchengladbachut.
Të dielën mbrëma, “verdhezinjtë” fituan me rezultatin 6:0 në stadiumin “Signal Iduna Park”.
Marco Reus ishte prej më të dalluarve në fushë. Ai realizoi dy gola dhe tri asistime.
Golin e parë e shënoi pikërisht Reus në minutën e 26-të.
Më pas asistoi për Donyell Malen në minutën e 32-të.
Në 20 minutat e fundit, vendësit shënuan edhe katër gola tjerë. Në minutën e 70-të dhe të 74-rt, Reus asistoi për Marius Ëolfin dhe 17-vjeçarin Youssoufa Moukoko.
Reus e shënoi edhe një gol tjetër për 5:0 në minutën e 81-të, ndërsa Emre Can vulosi rezultatin final në minutën e parë të shtesës.
Ishte fitorja e 16-të e Dortmundit ndaj Gladbachut në 17 ndeshjet e fundit në këtë stadium.