Dortmundi ka fituar me vështirësi në duelin e xhiros së 20-të në elitën e futbollit të Gjermanisë, Bundesliga.
“Verdhezinjtë” të shtunën fitoi në udhëtim te Hoffenheimi me rezultatin 3:2.
Erling Haaland në minutën e gjashtë, Marco Reus në minutën e 58-të dhe autogoli i David Raum në minutën e 66-të, mjaftuan që Dortmundi të marrë pikët e plota nga ky ballafaqim. Të gjitha golat e realizuar nga vizitorët ishin me asistim të Donyell Malenit.
Për Hoffenheimin shënoi Andrej Kramariq në fundin e pjesës së parë, dhe Georginio Rutter në minutën e 77-të.
Fisnik Asllani ishte në bankën rezervë te vendësit por nuk u inkuadrua në lojë.
Dortmundi pas 20 ndeshjeve ka 43 pikë, kurse Hoffenheimi mbetet me 31 pikë.