Albian Hajdari, Leon Avdullahu e Fisnik Asllani kanë startuar te Hoffenheimi. Por kontributi i tyre nuk ishte i mjaftueshëm të dielën mbrëma.
Hoffenheimi pësoi 2:0 në udhëtim te Borussia Dortmundi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i takoi xhiros së 13-të të Bundesligës gjermane.
Julian Brandt në minutën e 43-të dhe Nico Schlotterbeck në minutën e 60-të i shënuan golat për skuadrën e madhe gjermane.
Fisnik Asllani luajti deri në minutën e 62-të për Hoffenheimin. Hajdari e Asllani kompletuan ndeshjen. Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë.
Dortmundi është i treti me 28 pikë. Ndërkohë Hoffenheimi mban vendin e pestë me 23 pikë.