Sport

Dortmundi bën ngjitje të madhe në tabelë

Dortmundi është ngjitur në vendin e tretë në tabelën e Bundesligës gjermane.

Dortmundi të shtunën ka fituar me rezultat të thellë 5:1 përballë Freiburgut në kuadër të xhiros së 19-të.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Signal Iduna Park”, vendësit mbetën me një futbollist më pak në fushë që nga minuta e 17-të.

Me kartonin e dytë të verdhë brenda dy minutash, Kilian Sildillia, u përjashtua nga loja.

Nico Scholtterbeck shënoi për 1:0 në minutën e 26-të, ndërsa shifrat i barazoi Lucas Holer i mysafirëve në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë, vendësit shënuan edhe katër gola tjerë për fitoren e thellë.

Karim Adeyemi në minutën e 48-të, Sebastian Haller në minutën e 51-të, Julian Brandt në minutën e 69-të dhe Giovanni Reyna tetë minuta para fundit, vulosën rezultatin final, 5:1.

Pas 19 ndeshjeve të luajtura, Dortmundi ka 37 pikë. Freiburgu mbetet me 34 pikë.