Borussia Dortmundi është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit francez të Borussia Moenchengladbachut, Marcus Thuram, njofton “Foot Mercato” të dielën.
Thuram 22-vjeçar ka lënë gjurmë të mëdha te Moenchengladbachu që nga transferimi nga Guingampi në verë të këtij viti.
Thuram këtë stinor në 25 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dhjetë gola dhe asistuar gjashtë të tjerë.
Aftësitë e tij i kanë rënë në sy trajnerit të Dortmundit, Lucien Favre, ndonëse Gladbachu heziton ta shesë yllin e ri në janar.
Marcus Thuram është i biri i mbrojtësit ikonik francez, Lilian Thuram.