Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donjeta Sadiku fiton pas një kohe të gjatë

Donjeta Sadiku e ka fituar luftën e parë në turneun “Stranxhat” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Është edhe fitorja e saj e parë pas një kohe të gjatë.

Sadiku e kategorisë 69 kilogramë mposhti të dielën boksieren nga Finlanda, Yuju Lasuvi. Sadiku do ngjitet në ring të martën për ta zhvilluar luftën e dytë.

Ndërkohë, Bashkim Bajoku është eliminuar, pasi pësoi humbje nga boksieri rus, Albert Gataullin. Turneu në Bullgari përfundon më 27 shkurt.