Është tërhequr shorti për Kampionatin Evropian të boksiereve që mbahet në Budva të Malit të Zi.
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, në rrethin e parë është e lirë. Ndërkohë në një të tetën e finales përballet me boksieren e Greqisë, Marinela Cani. Cani në fakt është shqiptare por që garon për Greqinë. Donjeta garon në kategorinë deri 60 kilogramë, ndërsa në ring do të ngjitet pas dy ditësh.
Në kategorinë deri 60 kilogramë garojnë 20 boksiere. Donjeta ka premtuar titullin e kampionit.
Artikuj të ngjashëm