Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sot nga ora 13:30, Donjeta Sadiku ngjitet në ring për medalje

Boksierja Donjeta Sadiku pas pak do të ngjitet në ring për meçin e radhës në Lojërat Evropiane që po mbahen në Krakow të Polonisë.

Pengesa drejt medaljes në Lojërat Evropiane për Donjetën është ish-kampionia olimpike, francezja me përvojë, Estelle Mossely.

Sadiku e kategorisë deri 60 kilogramë do ta ketë meçin ndaj francezes sot në orën 13:30.

Në rast se kalon pengesën e tretë, Sadiku siguron të paktën medaljen e bronztë dhe normën për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.