Toni Domgjoni ka qenë titullar te Vitesse që të dielën mposhti NEC Nijmegenin me rezultat të thellë, 4:1. Domgjoni luajti deri në minutën e 83-të në ndeshjen e javës së 24-t të elitës së futbollit holandez.
Për reprezentuesin e Kosovës ishte paraqitja e dhjetë për Vitessen këtë edicion në “Eredivisie” të Holandës.
Vitesse është forcuar në vendin e gjashtë me 40 pikë.