Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Domgjoni shënon në fitoren me rikthim të madh

Qendërmbrojtësi i Kosovës, David Domgjoni, ka shënuar gol në rikthimin e madh të rezultatit që e shënoi skuadra e tij Manisa. Manisa të mërkurën gjatë ditës, fitoi 2:1 kundër Bodrumsporit, në kuadër të xhiros së 25-të të rangut të dytë të futbollit të Turqisë.

Domgjoni, që ka tri paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës, shënoi golin e barazimit me kokë në minutën e tretë të kohës shtesë. Ishte goli i tij i parë këtë sezon. Tre minuta më vonë, skuadra e tij e shënoi golin e fitores.

Te skuadra mysafire, Omar Imeri luajti nga minuta e 65-të. Manisa në 23 ndeshje të luajtura ka 36 pikë dhe zë pozitën e tetë. Bodrumspori ka 41.