Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Djenepo firmos kontratë të re me Southamptonin

Sulmuesi i krahut, Moussa Djenepo, ka firmosur kontratë të re trevjeçare me Southamptonin, ka njoftuar ekipi anglez të enjten. Me kontratën e re, Djenepo do të jetë pjesë e Southamptonit deri në verën e vitit 2025.

24-vjeçari është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2019, ndërsa ka edhe 29 paraqitje me Përfaqësuesen e Malit. Ai këtë edicion ka shtatë paraqitje në të gjitha garat, ku ka bërë një asistim.

Djenepo pas firmosjes së kontratës, ka thënë se është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e Southamptonit dhe do të bëjë të pamundurën për ta ndihmuar ekipin për të pasur suksese.