Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Djaloshi kap topin ende pa rënë në fushë – fansat shokohen nga gjyqtarja dhe tenisti

Dita e katërt e “Australian Open” ka sjellë moment të rrallë në tenis. Një mbledhës i topave hyri në mes të lojës në fushë gjatë ndeshjes mes Karen Khachanovit dhe Aleksander Kovaçeviqit.

Në një moment, Khachanovi gjuajti fuqishëm shërbimin e parë dhe topi i kthyer nga Kovaçeviqi po përfundonte jashtë vijës dhe Khachanovi ishte afër pikës së radhës. Gjithsesi, para se topi të prekte dyshemenë për t’u konfirmuar pika, topmbledhësi hyri dhe e kapi topin.

E gjyqtarja vendosi për përsëritje.

Reagimi i tifozëve ishte i menjëhershëm e Khachanovi nuk mund ta besonte se nuk e mori pikën.

Gjyqtarja i tregoi se “topi duhet të prekë dyshemenë” për t’u llogaritur pika.

Megjithatë, kundërshtari Kovaçeviq reagoi duke u ofruar që t’ia jepte pikën kundërshtarit dhe duke marrë mbështetjen e tifozëve.

Edhe Tahiri ia siguron një pikë Kolos Kovalivkas Futboll Tahiri ia siguron një pikë Kolos Kovalivkas

Në fund, Khachanevi fitoi dhe kaloi në rrethin e tretë.

VIDEO: