Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Djali i Maradonës flet për krahasimin Messi – Maradona

I biri i Diego Armando Maradon ka treguar zhgënjimin e tij pas humbjes 2:1 të Argjentinës ndaj Arabisë Sadudite në Kupën e Botës në Katar.

Ai ka thënë se është i shkatërruar nga disfata dhe se e ka të vështirë ta besojë që ka ndodhur në të vërtetë.

Por, ai ka theksuar se krahasimi që vazhdon të bëhet mes Messit dhe Maradonës bëhet nga “ata që nuk shohin dhe nuk kuptojnë futbollin”.

Maradona junior i lindur në Itali ndihet argjentinas. Ai foli për “Radio Marte” të mërkurën, një ditë pasi Argjentina humbi në hapje të Botërorit.