Argjentina e mposhti Islandën në miqësoren para Kupës së Botës. Lionel Messi shkëlqeu sërish, duke shënuar gol.
Dhe pas ndeshjes Messi i befasoi të gjithë duke u ndalur për të biseduar me njërin prej lojtarëve të Islandës.
Dy lojtarët biseduan pak më gjatë, ndërsa kishte shenja të qarta të afërsisë, shkruan “Marca”.
Lojtari islandez ishte Daniel Tristan Gudjohnsen, djali i Eidurit, legjendës islandeze që luajti për katër edicione te Barcelona. Eidur Gudjohnsen ka luajtur së bashku me Messin.
Danieli është 20-vjeçar dhe luan për Malmon në Suedi.
Dhe Messi tani po luan me djemtë e ish-bashkëlojtarëve, si dëshmi për karrierën e gjatë që e ka.
Superylli pranoi se u befasua.
Edhe
Messi dëshmon sërish se është i pakrahasueshëm
“Ai më tha: ‘a më mban mend?’. Isha i befasuar, më tha se ishte djali i Gudjohnsenit. Nuk e mbaj mend, vërtetë. Ishte i vogël. E mbaj mend që kam vrapuar drejt tij, e kam parë me babain në stërvitje, por nuk e kam ditur se bëhet fjalë për të”, ka theksuar Messi.
Edhe dy djem të tjerë të Eidur Gudjohnsenit janë futbollistë.
VIDEO:
Messi had a long conversation with this Icelandic player because he was told that he and his dad, Eiður Guðjohnsen, used to be teammates at Barcelona.
— AM☬ (@AbsoluteMxssi) June 10, 2026
Imagine playing long enough to play against your ex teammate's son ❤️
pic.twitter.com/fUbyvIEGb3