Tahir Batatina është dënuar me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Batatina është dënuar për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen që Llapi e zhvilloi ndaj Dritës në Gjilan.
Me dy ndeshje është dënuar edhe zyrtari i Llapit, Muhamet Rexhepi, ndërsa me po dy ndeshje është dënuar edhe lojtari i Ulpianës, Silvester Shkalla.
KD-ja ka hapet procedure disiplinore edhe ndaj trajneri të Drenicës, Tahir Lushtakut me arsyetimin se në minutën e 83-të “në ndeshjen Dukagjini-Drenica hynë në fushë dhe fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka i njëjti është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor”. Është kërkuar deklaratë plotësuese nga trajneri Lushtaku. Ndërkohë, klubit Drita i është tërhequr vërejtja. Në arsyetim thuhet se tifozët e Dritës kanë hedhur shishe PVC të mbushura në drejtim të bankinës së Llapit.