Dinamo Zagrebit i ka mjaftuar një pikë në udhëtim ndaj Hajdukut të Splitit për ta fituar titullin e kampionit në Kroaci. Ndeshja Hajduk Split – Dinamo Zagreb përfundoi pa gola të dielën. Për gjigantin kroat është titulli i 24 i fituar në histori të klubit.
Për Dinamon deri vonë në sezonin aktual është paraqitur edhe mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi.
Ademi ishte edhe kapiten i Dinamos, por në mars vendosi t’i bashkohet skuadrës elitare të Japonisë, Beijing Guoan.