Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dinamo e Zagrebit shënon fitore të rëndësishme

Dinamo e Zagrebit ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së parafundit të Grupit C të Ligës së Konferencës.

Skuadra e madhe kroate të enjten në mbrëmje fitoi në udhëtim tek Astana e Kazakistanit me rezultatin 2:0.

Dembo Darboe humbi penalltinë në minutën e 11-të. Gjuajtjen e tij e priti portieri i mysafirëve.

Golin për 1:0 e shënoi Garbiel Vidoviq, tre minuta para se skuadrat u kthyen në fushë pas pushimit.

Serbi Dushan Jovançiq i vendësve u përjashtua nga loja në minutën e 73-të, pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

Kjo ua lehtësoi punën vizitorëve, që shënuan tjetër gol me japonezin Takuro Kaneko, në minutën e 79-të.

Dinamo e Zagrebit pas pesë ndeshjeve ka gjashtë pikë, ndërsa Astana mbetet me katër pikë.

Artikuj të ngjashëm