Reprezentuesi i Shqipërisë, Mario Mitaj pritet që karrierën ta vazhdoj në futbollin e Kroacisë. Mediumet kroate, kanë raportuar të martën se Mitaj pritet ti bashkohet Dinamos së Zagrebit në afatin kalimtar të janarit.
Thuhet se Dinamo veçse ka arritur marrëveshje me Lokomotivën e Moskës dhe zyrtarizimi i Mitajt te skuadra kroate është vetëm çështje kohe.
Për kartonin e Mitajt, Dinamo do të paguajë rreth dy milionë euro kurse 20-vjeçari me ekipin e ri pritet të firmos kontratë afatgjate.
Mitaj në verën e këtij viti iu bashkua Lokomotivës së Moskës nga AEK-u i Athinës dhe me ekipin rus ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Deri më tani, Mitaj ka regjistruar 16 paraqitje për Lokomotivën në të gjitha garat. AI ka edhe dhjetë paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë.