Talenti Dijon Kameri ka bërë hap të rëndësishëm të shtunën. Ai debutoi në Bundesligën e Austrisë në futboll.
18-vjeçari është pjesë e skuadrës më të madhe austriake, Red Bull Salzburg. Të shtunën, Salzburgu fitoi 2:0 ndaj Klagenfurtit, ndërsa Kameri hyri në lojë në minutën e 73-të. Kameri luan mesfushor ofenziv. Kameri këtë edicion po luan edhe për Lieferingun, ku Salzburgu dërgoj lojtarët për zhvillim. Kjo skuadër garon në kategorinë e tretë austriake.
Për Lieferingun, futbollisti shqiptar ka një gol në katër paraqitje. Prej Salzburgut në vitet e fundit kanë dalë shumë lojtarë të njohur. Shpresat janë që edhe Kameri të bëj rrugëtimin drejt elitës evropiane.
Artikuj të ngjashëm
-
Çfarë ngritje e Kamerit, starton në Champions ndaj Milanit
-
Pas golit të parë në Bundesligën e Austrisë, Kameri shpreson të luajë në Champions
-
Te Salzburgu të lumtur me debutimin e Kamerit, pritjet prej tij janë të mëdha
-
Kameri i bashkohet ekipit të parë të Salzburgut
-
Kameri transferohet nga Salzburgu te Cracovia në Poloni