Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dieri vazhdon kontratën me Tottenhamin

Eric Dier ka vazhduar kontratën me Tottenhamin deri në vitin 2024. Dier 26-vjeçar i është bashkuar Tottenhamit nga Sportingu i Lisbonës në vitin 2014. Kontrata e tij e vjetër skadonte verën e vitit të ardhshëm.

“Jam shumë i lumtur që kam vazhduar kontratën. Klubi më ka dhënë mundësinë në Angli dhe më ka dhënë aq shumë, por dua të kem kohë edhe më të mirë tash”, ka deklaruar Dier për faqen zyrtare të klubit.

Artikuj të ngjashëm