Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Diazi është numri 10 i ri te Milani

Sulmuesi i Milanit, Brahim Diaz, ka thënë se nuk frikësohet nga presioni pasi e ka marrë numrin 10-t në fanellë, pas largimit të Hakan Calhanoglut.

“Ne do të luftojmë për titull”, ka thënë Diaz. Sulmuesi spanjoll është kthyer nga Real Madridi këtë verë, ndërsa ka impresionuar në sezonin e tij të parë me “rossonerët”.

“Ishte një mundësi dhe e shfrytëzova. Është numri 10-të që të bën lider, por nuk frikësohem nga presioni, më jep energji. Jam shumë i lumtur që jam kthyer në Milan, në këtë klub të madh, me tifozë të flaktë që më kanë pritur gjithmonë mirë. Është kënaqësi dhe nder të jem këtu sërish”, theksoi Diaz.

Diaz është huazuar për dy vjet nga “Los Blancos” dhe sulmuesi shpreson që ta vazhdojë eksperiencën pozitive me “kuqezinjtë”.