Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani huazon sërish Diazin

Skuadra e Milanit edhe zyrtarisht e ka transferuar Brahim Diazin. Milani e ka huazuar Diazin për dy vjet si dhe ka opsionin e blerjes së tij për 22 milionë euro. Gjithashtu, Real Madridi ka lënë të hapur opsionin e riblerjes së Diazit për 27 milionë euro.

Huazimi i dyvjeçar i Diazit, do t’i kushtojë Milanit tre milionë euro. 22-vjeçari te Milani do ta bartë fanellën me numrin dhjetë, të cilën e kishte edicionin e shkuar Hakan Calhanoglu, i cili u transferua te Interi si lojtar i lirë.

Diaz edhe sezonin e shkuar ishte i huazuar te Milani dhe në 39 paraqitje në të gjitha garat, realizoi shtatë gola.