Sport

Diaz do të kthehet te Reali

Mesfushori Brahim Diaz pritet që në fund të këtij edicioni të kthehet te skuadra e Real Madridit.

Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Milani, ekip ku është huazuar Diaz nuk do ta përdorë opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit pasi në klub janë të fokusuar për të bindur turkun Hakan Calhanoglu për të rinovuar kontratën që i skadon në verë.

Diaz u huazua para fillimit të këtij edicioni te Milani dhe ekipi italian ka të drejtën e blerjes së tij për 14 milionë euro.

21-vjeçari ka treguar paraqitje të mira te Milani duke shënuar katër gola dhe asistuar tri herë në 27 ndeshje në të gjitha garat.

Diaz ka kontratë me Realin deri në vitin 2024.