Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Diazi do t’i bashkohet Newcastlet

Sulmuesi i krahut, kolumbiani Luis Diaz pritet t’i bashkohet skuadrës së Newcastlet në afatin kalimtar të janarit. Mediumet në Portugali kanë shkruar të martën se Newcastle tashmë ka arritur marrëveshje me Porton për transferimin e Diazit.

Për kartonin e tij, ekipi anglez do t’i paguajë Portos 50 milionë euro dëmshpërblim. Diaz me ekipin anglez pritet të firmos kontratë afatgjate kurse këtë edicion po shkëlqen te skuadra portugeze. 24-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka bërë dy asistime në 16 ndeshje për Porton në të gjitha garat.

Ai iu bashkua Portos në vitin 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Gjithashtu, Diaz ka edhe 30 ndeshje dhe shtatë gola të shënuar me Kolumbinë.