Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria nuk e përjashton mundësinë e largimit nga PSG-ja

Futbollisti argjentinas, Angel Di Maria ende nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin tjetër.

Di Maria ka pasur një sezon mjaft të mirë te Paris Saint-Germaini edhe pse nuk ka luajtur rregullisht në formacionin e parë të Unai Emery.

Argjentinasi që pëlqehet nga disa klube në Serie A, ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga PSG.

“Futbolli është një lojë e çuditshme”, ka thënë 30-vjeçari për France Football, transmeton kp.

“Jam i lumtur këtu, por klubi ka nevojë të transferojë futbollistë të rinj dhe për ta bërë këtë duhet të shesë të tjerët. Nuk është vendimi im, por edhe i klubit. Momentalisht jam i qetë”, shprehet ai.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë dhe si klubi ashtu edhe tifozët duhet të kenë durim”, ka theksuar argjentinasi.