Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria mund të kthehet në Argjentinë

Angel Di Maria

Klubi i fëmijërisë së Angel Di Marias, Rosario Central, është në bisedime me menaxherin e futbollistit të krahut për një rikthim të mundshëm të tij, ka njoftuar të premten trajneri i klubit argjentinas.

“Goal.com” ka shkruar se Miguel Angel Russo i ka thënë “D Sports Radio” se është i bindur që Di Maria një ditë do të kthehet aty ku e nisi karrierën.

Te Rosario Central, Di Maria kishte debutuar në moshën 17-vjeçare.

“Jemi në kontakt për transferimin e Di Marias. Nëse ai na bashkohet, do të ndërtonim një skuadër konkurruese. Ai do të kthehet herët apo vonë, jam i sigurt për këtë”, ka thënë trajneri Russo.

Di Maria iu bashkua Juventusit si futbollist i lirë në qershor të vitit 2022 me kontratë njëvjeçare.

Edhe Di Maria shënon gol në ndeshjen e parë te Rosario Central Futboll Di Maria shënon gol në ndeshjen e parë te Rosario Central

Fituesi i Kupës së Botës ka luajtur vetëm shtatë ndeshje qëkur iu bashkua Juventusit.

Është përballur me lëndime të shumta.