Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Maria drejt gjigantit italian

Angel Di Maria dëshiron të largohet nga skuadra franceze, PSG, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas mediave në Itali, argjentinasi është i gatshëm të transferohet te Juventusi, transmeton KTV.

Madje, 29-vjeçari është i gatshëm të pranojë rrogë më të vogël se ajo që përfiton aktualisht në PSG prej 9 milionë eurove në sezon, vetëm e vetëm që të nënshkruajë me kampionin e Series A dhe finalistin e Ligës së Kampionëve.

Di Maria u transferua te PSG nga Manchester United në vitin 2015 dhe në këtë sezon ka shënuar 13 gola në 40 paraqitje sa ka pasur me skuadrën franceze në të gjitha garat.