Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Lorenzo arrin në Napoli për teste mjekësore

Mbrojtësi i djathtë i Empolit, Giovanni Di Lorenzo raportohet se ka arritur në Napoli për të kryer testet mjekësore para kompletimit të transferimit.

Gianluca Di Marzio raporton se Di Lorenzo në mëngjesin e sotëm ishte në klinikën Villa Stuart, transmeton Koha.net.

Për shërbimet e tij Napoli raportohet të ketë paguar 10 milionë euro, dhe pritet që nesër të zyrtarizohet.

25 vjeçari kishte shënuar 5 gola e ka bërë tre asistime në 37 paraqitje për Empolin këtë sezon në Serie A.